valdrinlogo \ banneri       English
menubanner

 


Kafeteri "Gaboleu"

…hapsinë evokuese e moderne ku do të gjeni: asortimente të veçanta, sherbim elegant e professional, sallë leximi me bibliotekë, kand për zbavitjen e fëmijëve, muzikë e art-show...
Kombinim perfekt i tradicionales me modernen.

 Pije të ngrofta e të nxehta.
Produktet e kafes me të gjitha kombinimet janë prej zgjedhjes ma cilësore në treg.
Në pijet tona kombinohen shije të ndryshme me përgatitje të larmishme të tamlit të ftohtë, të vokët e të nxehtë. Me shije të mrekullueshme shurupesh të lloj-llojshme. Mbi të gjitha, të freskëta dhe të shëndetëshme.
Nëse nuk jeni te apasionuem mbas kafes mund të provoni çajnat natyral me mjaltë vendi. Përziemje shijesh e aromash të kandëshme e të shëndetëshme njiherit.

Pije të ftohta.
Akulloret janë produkt i freskët ditor që prodhohet në punishten e Gaboleu-ut.
Do të provoni specialitete unike si: akullore në pjepën, tamel-tun, kafe me akullore, coca-cola me akull e kafe si dhe akull me vanilla, çokolade e karamel. Në të gjitha pijet që zgjedhni mund të shtoni nji espresso ekstra - në daçi me e sofistikue shijen e pijes tuej!!!
Gjithashtu, shërbehen të gjitha llojet e langjeve freskuese të tregut rajonal.

Ambëlsinat.
Jane prodhime të freskëta të punishtes sonë, poashtu. Do të shijoni: krem karamel, buding, tolluma, trigona, torta te formave e madhesive te ndryshme si dhe rolet me kakao. Të gjitha specialitete unikale të Gaboleu-t.

Pse "Gaboleu"... ? - asht emni i lashtë i qytetit tonë, që ashtu  si Kuksi i vjeter, ishte zhytë, djegë a thjeshtë, zhdukë para shum shekujsh, në perqafjen shekullore të drinave bardhezi…
 

 

 

 

 


piet
 
gab2

piet
 
Kuks-Albania
Tel: +355 242 2218
Fax: +355 242 4562
E-mail: office@valdrin.com

Tirana-Albania
Tel:+355 242 22 18
Fax: +355 242 4562
E-mail: office@valdrin.com
 
Copyright 2003-2007 © Valdrin ltd. All rights reserved
designed by: Industriel-ks.com