Qender e dizajnit dhe realizimit te tekstileve artistike
Prodhimi artizanal i qilimave, sexhadeve dhe veshjeve popullore, asht traditë shekullore e Kuksianëve.
Kompania “Valdrin”, nëpërmjet qendrës së dizajnit dhe realizimit të tekstileve artistike, synon ripërtëritjen dhe zhvillimin e matejshëm të kësaj tradite. Kjo realizohet ne saje te bashkepunimit te qendrës me disa prej endëseve ma të specializueme, të cilat riprodhojnë vepra origjinale të artistëve bashkëkohorë.
Qendra inkurajon eksperimentimin e teknikave të ndryshme të endjes në funksion të lirisë së shprehjes artistike. Në mënyrë që teknikat e endjes të mos diktojne imazhet artistike por të shërbejne si mjete ekspresive për riprodhimin e këtyne imazheve. Ky parim i jep artistit kontroll të plotë në procesin krijues dhe ofron larmi të pafundme të shprehjeve artistike.
Të dhana teknike të përgjithëshme:
Përshtatja e dizajnit prej vepres origjinale realizohet në kompjuter.
Punohet me dorë, në vekë tradicionale. Landët kryesore jane: 100% lesh natyral-nyjezimi, 100% pambuk-baza e endjes horizontale dhe vertikale.
Dendësia varion prej: 45.000 n/m2 - 350.000 n/m2. Naltësia e pushit asht e kushtëzueme (me limitet e veta) nga dendësia.
Çmimet përcaktohen kryesisht në bazë të dimensioneve, dendësisë dhe intensitetit të elementeve vizuale.
Për teknikat e kombinueme:
Gjithçka evidentohet specifikisht gjatë procesit eksperimental dhe pasqyrohet në etiketen e veprave, në anën e mbrapme të çdo produkti.
Disa prej dizajneve janë unike, one-of-a kind, të tjerat jo ma shum se 5 cope për dizajn.
Çdo punë evidentohet me firmën e artistit dhe kohen e endjes. Etiketa në anën e mbrapme përmban emnat e endëseve, të dhanat teknike si dhe numrin e radhës.
Për informata ma të hollësishme ju lutemi na kontaktoni: |